Search Youtube

Saturday, June 1, 2013

Tornadot rikthehen në Oklahoma, (VIDEO)

SHBA- Një seri e re e tornadosh ka përfshirë shtetin amerikan të Oklahomës, duke vrarë të paktën pesë njerëz, përfshirë një nënë dhe fëmijën e saj, thonë zyrtarët e cituar nga BBC-ja. Tornadot goditën afër periferisë së Oklahoma-s, në qytetin Moore, Tornadot goditën afër periferisë së Oklahoma-s, në qytetin Moore, ku 24 njerëz u vranë nga një tufan i dhunshëm gati dy javë më parë Stuhia e fundit goditi gjatë orëve të pikut të së premtes në mbrëmje, duke bllokuar shumë njerëz në makina dhe duke shkaktuar kaos të trafikut. Më shumë se 60,000 shtëpi mbeten pa energi elektrike dhe shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje të mëdha Në Misuri, Guvernatori Jay Nixon ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme. Shërbimi iParashikimit Kombëtar të Motit tha se moti i ashpër u zhvendos në lindje të shtunën, drejt Ohio-s dhe luginat e lumit Misisipi. Një zëdhënëse e policisë tha se nëna dhe fëmija që vdiqën ishin në makinën e tyre në një autostradë kryesore në afërsi të qytetit Oklahoma. Dhjetëra kamionë u përmbysën në autostradë. Dhjetëra njerëz janë lënduar, me pesë prej tyre në një gjendje kritike.

No comments:

Post a Comment