Search Youtube

Sunday, June 2, 2013

Trafikimi i drogës, në pranga edhe një polic ! ! ! ! ! (Video)

Policia e Maqedonisë parandaloi një aksion të kontrabandimit të drogës që kishte si destinacion Kroacinë, me ç`rast një pranga kanë përfunduar një polic, një shtetas kroat si dhe një nga organizatorët për trafikimin e drogës që është nga Tetova. Në këtë operacion të përcjellur, janë gjetur në një kamion me targa kroate 23, 5 kilogram drogë të cilësisë së lartë marijuanë, e cila kishte si origjinë Shqipërinë. Droga u zbulua mbrëmë rreth orës 21,50 në Shkup, kur u ndalua dhe u kontrollua detajisht kamioni me targa kroate që drejtohej nga shoferi Xh. S, 59 vjeç nga Kroacia. Policia theksoi se tetovari S.S, 48 vjeç është organizator për shitblerjen e drogës, e cila dedikohej deri tani për një shtetas të panjohur kroat. Ai kishte kërkuar porosinë e drogës nga K.I, 37 vjeç nga Dibra. Ky i fundit në shoqërimin e një pjesëtari të policisë, M.R, 31 vjeç nga Dibra transportuan drogën nga Dibra për në Tetovë dhe më pas atw e ngarkuan në kamionin kroat, që u ndalua në Shkup. MPB bëri të ditur se ndaj personave të ndaluar menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit për trafikim droge si dhe po vijojnë hetimet e mëtejshme. Vlera e kësaj droge në tregun e drogës mbërrin mbi 70 mijë euro. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment