Search Youtube

Thursday, June 6, 2013

Obama "i përvishet" aktivistit të LGBT-së (VIDEO)

Zonjës së Parë të SHBA-ve nuk i trembet syri. Në një video të publikuar nga CNN, Michelle Obama konfrontohet verbalisht me një aktivist të të drejtave të lesbikeve. Pas ndërprerjes së fjalës së saj, bashkëshortja e Obamës kërcënoi se do të largohej nëse nuk e linte që të përfundonte fjalën e saj. Pas kësaj aktivisti Ellen Sturtz u largua. Në videon e CNN, Michelle zbret nga platforma dhe i afrohet aktivistit duke i kërkuar që të pushojë ose ndryshe do të largohej. Të pranishmit brohoritën për zonjën Obama dhe i kërkuan Sturtzit të ndalonte së foluri. Para konfrontimit, aktivisti ndërpreu Obamën duke i thënë se burri i saj ka firmosur një urdhër ekzekutiv lidhur me diskriminimin e orientimit seksual.

1 comment: