Search Youtube

Wednesday, June 5, 2013

Video që tronditi Kroacinë, qentë e uritur hanë kalin e gjallë të pronarit VIDEO)

Një video e publikuar në Youtube, ka shokuar gjithë Kroacinë dhe vendet për rreth. Në video është filmuar rasti në një fermë kafshësh ku dy qen të uritur hanë kalin e gjallë të pronarit të tyre, njofton albtime. Konkretisht bëhet fjalë për rastin që ndodhi në oborrin e njërit nga ish komandantët e mbrojtjes së qytetit të Vukovarit në luftën Kroato-serbe, Branko Borkoviç i njohur me nofkën "Skifteri i ri". Siç njoftojnë fshatarët raste të tilla nuk janë të rralla në fermën e tij, pasi se ai aspak nuk përkujdeset për kafshët që i mban lidhur, por pa u përkujdesur për to, pasi se siç shihet ato janë vetëm "asht e lëkurë". "Kthehet vonë në shtëpi, kurse ikën shumë herët dhe kafshët nuk kanë çka të hanë", thonë njëri nga fqinjët e tij për mediat lokale. Ata frikohen nga qenët e tij që janë të uritur dhe agresiv, kurse një numër i madh i kafshëve në fermën e tij tentojnë të ikin për të siguruar ushqim jashtë. Fshatarët disa herë kanë lajmëruar policinë por pasi bëhet fjalë për një "Hero" të luftës, ata thonë se askush nuk ndërmerr asgjë kundër tij. /albtime

No comments:

Post a Comment