Search Youtube

Monday, June 3, 2013

Fushë Kosovë, tre të arrestuar për sulm

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët kanë sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një person. Ngjarja ka ndodhur të premten në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. “Njëri nga të dyshuarit kishte kanosur me një armë zjarri viktimën. Gjatë kontrollit të lokalit në të cilin kishte ndodhur sulmi njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri ‘TT’ si dhe te njëri i dyshuar kanë gjetur në posedim një armë e tipit ‘Para’ 9 mm”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje. www.Telegrafi.com

No comments:

Post a Comment