Search Youtube

Sunday, June 9, 2013

“Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”, deputetët rrihen live në emision (VIDEO)

Një emision politik është kthyer në një arenë sherri në Gjeorgji. Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë e quajti Sergo Ratianin nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare “gjarpër” gjatë regjistrimit te programit politik “Argumenti”.“Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”,-tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit që tentoi më kot të qetësonte situatën, duke bërë thirrje për një retorikë të vetëpërmbajtur.Situata u acarua më tej me akuza për vrasje. Pas kësaj Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t’u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë.Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy deputetët, të cilët janë qëlluar me njëri-tjetrin, ndërsa incidenti thekson tensionet ndërmjet lëvizjes Kombëtare të presidentit Mikheil Saakashvili e Ëndrra e Gjeorgjisë të miliarderit Bidzina Ivanishvili që fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar./LajmeOnline.net/

No comments:

Post a Comment