Search Youtube

Saturday, June 1, 2013

Shikoni se çfarë i bëjne Ezelit në Emision Live…(VIDEO)



Operatorët mobilë në Kosovë - Vala dhe IPKO nuk dinë asgjë se çfarë po negociohet dhe zhvillohet në bisedimet për telekomunikacionin me Serbinë. Ato nuk dinë se shumë shpejt do të kenë një konkurrent në treg. Por, burime të Express, tregojnë se Kosova ka pranuar që në treg të futet një MVNO serbe, e cila do të jetë si një operator i veçantë që do të operojë vetëm në enklavat serbe. Ky operator virtual s’do të funksionojë përmes PTK e IPKO-s, por përmes Telekom-it të Serbisë. Telekomi serb do të dërgojë një kompani apo përfaqësues të saj telefonik për të vepruar në Kosovë. Licenca e tyre, në dallim prej këtyre operatorëve aktualë që kanë paguar miliona euro, do të kushtojë vetëm një shumë simbolike prej më pak se 50 mijë euro. “Me këtë marrëveshje, në një mënyrë Kosova ka pranuar telekomin serb të licencohet këtu, dhe të operojë në tregun kosovar legalisht, e jo ilegalisht sikur ka operuar për 8 vjet me radhë”, tha ky burim i Express. Operatori serb, kryesisht do të jetë si zëvendësues i telefonisë ilegale serbe 063 që ka funksionuar më herët përmes rezolutës 1244.

No comments:

Post a Comment