Search Youtube

Saturday, June 22, 2013

Speciale: Mihrije Braha ne siklet te madh - VIDEO

Momentet me te veshtira te Leonora Jakupit (Video)

Tuesday, June 18, 2013

Ka 90 vjet dhe pi 16 birra në ditë



Belgia Bertha De Bot para disa ditëve ka kremtuar ditëlindjen e saj të 90-të, kurse familja për këtë kremte ia ka dhuruar 90 gajbe me birra.
Birrën ia dhuruan pasi 90-vjeçarja është adhuruese e birrës dhe nga njëherë i ndodhë t’i pijë nga 16 në ditë.

Si njoftojnë mediat belge, ajo ka filluar të konsumojë birrën që në moshën 17 vjeçare dhe që nga atëherë nuk ka pushuar së piri me “bukën e lëngët” si e quajnë shumë njerëz, pasi ajo prodhohet nga drithi i elbit.

Ndonsëe e konsumon çdo ditë ajo nuk e konsideron veten alkooliste, por familja e saj kujdeset që me gjithë sasinë e madhe të birrës që konsumon, të mos i ndodhë diçka e keqe.

Arrestohet një zyrtar vendës i UNMIK-ut për pedofili



Zyrtari i UNMIK-ut në Mitrovicë i stafit lokal, XH.K, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer vepër penale: trafikim me qenie njerëzore, dhunim e keqtrajtim si dhe shfrytëzim për marrëdhënie seksuale të personave nën moshën 16 vjeçare. Rastin e arrestimit dhe mbajtjen në paraburgim e ka konfirmuar edhe Policia në Mitrovicë, si dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë, shkruan Koha ditore. Burime të gazetës kanë theksuar se i dyshuari Xh.K të gjitha këto veprime i ka kryer pasi viktima ua ka ofruar personelit ndërkombëtarë të UNMIK-ut për shfrytëzim seksual. Policia e Kosovës një kohë të gjatë e ka përcjell të dyshuarin dhe në momentin e arrestimit me 5 qershor, Zyrtarë të UNIMIK-ut kanë kërkuar që ai të mos arrestohet për shkak se ka imunitet të zyrtarit të OKB-së. Por, pas shumë peripecive Policia e ka arrestuar atë.