Search Youtube

Monday, June 3, 2013

Telekomi serb zyrtarizohet në Kosovë

Me marrëveshjen e fundit në Bruksel, palët janë pajtuar që Kosova ta marrë kodin e saj telefonik (+383 apo +384), ndërsa si konsensus Serbia fiton një operatot legal mobil në Kosovë. Kjo konsiderohet lojë e rrezikshme nga opozita kosovare, transmeton Indeksonline. Serbia ka lëshuar pe që Kosovës t’i mundësohet marrja e kodit shtetëror telefonik, por me kush që një operator serb të operajë në Kosovë legalisht. Kjo është marrëveshja mes Prishtinës e Beogradit për çështjen e telekomit e cila pritet që brenda pak ditësh të bëhet publike dhe të nisë zbatimit i saj, bëjnë të ditur burimë të Zërit. Ndonëse Beogradi që nga paslufta ka shfaqur ambicie që të fusë një operator serb në Kosovë, edhe pse nuk i është lejuar, ajo ka arritur që për vite të tëra, operatori i sal illegal “Telenor” të operojë nëpër enklavat serbe. Tani me marrëveshjen politike mes palëve, një gjë të tillë do ta bëjë haptas. Jo zyrtarisht një zyrtar nga qeveria e Kosovës bën të ditur se ky operator do të jetë MVNO serbe, që do të operojë përmes telekomit të Serbisë dhe do të jetë funksionale vetëm në komunat me shumicë serbe. Por këtë e hedh po shtë një zyrtar serb në Beograd, I cili thotë se Beogradi ose do të futet gjithandej Kosovës ose askund. source: www.grid.al

No comments:

Post a Comment