Search Youtube

Saturday, June 1, 2013

Kaos në Stamboll, policia përdor dhunë kundër protestuesve (VIDEO)

Ajo që nisi si çështje lokale që lidhej me zhvillimin e parkut Gezi, pranë Sheshit Taksim, në Stamboll-mori përmasat e një revolte kunder Qeverisë dhe Partisë në pushtet “Drejtesi e Zhvillim” (AK). Për të dyten ditë vazhdojnë përleshjet mes policisë turke dhe protestuesit në Stamboll dhe kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Situata përshkallëzoi te premten pasi policia përdori gazin lotësjellës dhe pompat e ujit. Në një fjalim të pazakonte, kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan kembenguli për vazhdimin e projektit të Parkut, nje prej te paktave hapsira te gjelbra. Ai u kërkoi Policise të qendrojnë në Sheshin Taksim, për të ruajtur rendin. Qindra protestues marshuan ne uren qe lidh brigjet aziatike dhe europioane, mengjesin e se shtunes per te mberritur ne sheshin kryesor. Policia perdori gazin lotesjelles per shperndarjen e protestuesve, te cilet u kunderpergjigjen me gure. Nje banore e stambollit qe foli per BBC-ne tha se jane rreth 40 mije njerez qe po kalojne uren. Ne sheshin Taksim, policët përdoren pompat e ujit, ndersa protestuesit bertisnin “të bashkuar kundër fashizmit” apo “doreheqje qeverise”. Perleshje u raportuan edhe ne lagjen Beshiktash. Korrespondentja e BBC-se ne Stamboll Luis GrinUd raportoi se sheshi mbetet i rrethuar dhe te gjithe urat jane mbyllur. Shtetet e Bashkuara shprehen shqetesim per menyren se si autoritetet po i pergjigjen tensioneve. “Amnesty International” denoi taktikat e perdorura nga policia.Protestuesit u mblodhen ne Parkun gezi te premten per te kundershtuar planin e zhvillimit te parkut. source: www.grid.al

No comments:

Post a Comment