Search Youtube

Monday, June 3, 2013

Serbi, vijon sot procesi ndaj grupit paramilitar "Çakallët"

Beograd - Në Gjykatën speciale në Beograd vijon sot gjykimi i pjesëtarëve të njësitit paramilitar nga formacioni rezervist i policisë dhe i mbrojtjes territoriale "Çakallët" (Shakalli), pjestarët e të cilit akuzohen për vrasjen e mbi njëqind civilëve shqiptar gjatë vitit 1999 në rrethinën e Komunës së Pejës, njofton Prokuroria për krime të luftës në Serbi. Të akuzuarit për këto vrasje janë Toplica Miladinovic, Sreqko Popovic, Slavisha Kastratovic, Boban Bogiqevic, Radoslav Brnovic, Vidoje Koriqanin, Veljko Koriqanin, Abdulah Sokic, Milojko Nikolic, Zoran Obradovic, Ranko Momic, Sinisha Mishic dhe Dejan Bulatovic. Procesi gjyqësor për vrasjen e 44 civilëve shqiptarë, për keqtrajtim, plaçkitje, djegie e deportim me dhunë të popullatës për në Shqipëri në katundin Qyshk ka nisur tre vjet më parë, por akuza kundër këtij njësiti famëkeq paramilitar është zgjeruar edhe për krimet makabre mbi civilët shqiptarë në fshatrat Lubeniq, Pavlja e Zahaç. www.grid.al

No comments:

Post a Comment