Search Youtube

Friday, June 7, 2013

Përmbytjet në Evropë, njerëzit evakuohen me helikopterë (FOTO/VIDEO)

Mijëra njerëz në Evropën Qendrore janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit të përmbytjeve. Autoritetet e Austrisë, Gjermanisë dhe Republikës Çeke po marrin masa emergjente për të luftuar përmbytjet e rënda. Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën Më shumë se 2.500 njerëz u detyruan të braktisin banesat e tyre në Pragë. Edhe 7 mijë vetë të tjerë janë evakuuar në Eilenburg të Gjermanisë. Më shumë se 300 persona janë evakuuar në Austri. Autoritetet çeke i druhen përmbytjes së mundshme të qendrës historike të Pragës. Sipas të dhënave të fundit, në qytet nëpërmjet lumit Vltava rrjedhin mbi 2840 metra kub ujë në sekondë, ndërkohë që vëllimi normal i tyre konsiderohet të jetë 149 metra kub në sekondë.

No comments:

Post a Comment