Search Youtube

Wednesday, June 5, 2013

Një "botë aliene" brenda trupit të njeriut (foto e video)



Një botë e panjohur brenda trupit të njeriut. “Daily Mail” ka sjellë disa fotografi, të cilat tregojnë në formë të zmadhuar deri 10 milionë herë disa pjesë brenda trupit të njeriut. Këto projekte janë prodhuar për t'iu ardhur në ndihmë studentëve dhe shkencëtarëve që të kuptojnë përbërjen e trupit të njeriut në mënyra të reja dhe krijuese. Në zonat e zmadhuara është kapur palca e kockave, përbërësit e një qelize të vetme dhe përbërja e veshit të brendshëm. Imazhet 3D janë prodhuar nga studio XVIVO në Hartford, Konektikat të SHBA-ve. Edhe pse projekti ka përdorur të dhëna reale, por janë bërë ndërhyrje për shkak se imazhet mikroskopike nuk prodhohen me ngjyra dhe për këtë janë shtuar hijet dhe tonet. Këto imazhe të bëjnë të kuptosh më mirë sesi funksionon trupi i njeriut dhe organet brenda tij. /Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

No comments:

Post a Comment