Search Youtube

Thursday, May 30, 2013

Së paku 30 shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri? (VIDEO)

30 Maj - Së paku 30 shtetas të Maqedonisë janë të radhitur në radhët e rebelëve sirian në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al – Asad. Burime të shërbimeve të sigurisë kanë theksuar për mediat maqedonase se të gjithë ata janë të besimit islam dhe se një pjesë e madhe e tyre janë bashkëngjitur në mënyrë vullnetare për të rrëzuar regjimin e Asad, dhe për të sjellë lirinë e qytetarëve sirian. Por, burimet e njëjta theksojnë se një pjesë e tyre paguhen prej 3 – 5 mijë euro për çdo muaj, shkruan Koha Ditore. Këto shifra dhe të dhëna dalin vetëm pasi që javën e kaluar u informua për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në luftën në Siri. Bëhet fjalë për Rasim.S, shqiptari nga Bellovishta e Gostivarit, i cili u vra si pjesëtarë i rebelëve dhe sa kishte udhëtuar në Siri nga Austria, ku po jetonte dhe punonte.Shërbimet sekrete kanë raportuar gjithashtu se pjesë e rebelëve në Siri janë edhe militantë të tjerë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina, që janë radhitur përkrahë rebelëve sirian për të rrëzuar regjimin kriminal të Bashar al – Asad. Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptare në Siri. Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë, Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo.

No comments:

Post a Comment