Zveçan, 31 maj – Përfaqësues të serbëve të veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të të Kosvës e Metohisë. Kryetari i komunës së Zveçanit Momçilo Gvozdiq i ka thënë Betas se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri e as shefi i qarkut pasi që ata kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin. Vendimin për këtë, me shumicë votash, e ka marrë trupi koordinues.
Friday, May 31, 2013
Serbët themelojnë “kuvendin e krahinës autonome të Kosovë e Metohisë”
Zveçan, 31 maj – Përfaqësues të serbëve të veriut në takimin e sotëm në Zveçan kanë vendosur që më 6 qershor të themelojnë të ashtuquajturin kuvend të krahinës autonome të të Kosvës e Metohisë. Kryetari i komunës së Zveçanit Momçilo Gvozdiq i ka thënë Betas se në takim nuk kanë qenë kryetarët e katër komunave në veri e as shefi i qarkut pasi që ata kanë shkuar në Beograd për t’u takuar me Aleksandar Vuçiqin. Vendimin për këtë, me shumicë votash, e ka marrë trupi koordinues.
Video që po xhiron në të gjithë botën
Video e xhiruar në Rusi ka emocionuar gjithë botën . Pasqyron bamirsinë,solidaritetin që i mungon botës
Beyonce gotitet me shuplake gjatë interpretimit (video)
Këngëtarja e hitit ”Grown Woman” ishte në mes të interpretimit të këngës “Irreplaceable” kur një fans i gjinisë mashkullore e ka goditur me shuplakë 32 vjeçaren në të pasmet e saj.
Sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Beyonce kishte vazhduar koncertin. Incidenti ishte kapur në kamerë nga një fans është publikuar online
Mbrojtjet më të mira të një portieri në të gjitha kohërat (video)
Portieri i Perus, Angel Kampos, në mënyrë të çuditshme në dy raste gjegjësisht në të njëjtin aksion, e mbrojti portën e vetë në ndeshjen ndaj Uruguait. Mbrojtjet e tija do të konkurrojnë për mbrojtje më të mira në të gjitha kohërat. Në aksionin e parë Kampos me rrëshqiti me këmbë në drejtim të futbollistit kundërshtar duke goditur topin dhe më pas me një intervenim tjetër e ndali sulmuesin e Uruguait që ti shënoj gol
Thursday, May 30, 2013
Së paku 30 shtetas të Maqedonisë luftojnë në Siri? (VIDEO)
30 Maj - Së paku 30 shtetas të Maqedonisë janë të radhitur në radhët e rebelëve sirian në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al – Asad.
Burime të shërbimeve të sigurisë kanë theksuar për mediat maqedonase se të gjithë ata janë të besimit islam dhe se një pjesë e madhe e tyre janë bashkëngjitur në mënyrë vullnetare për të rrëzuar regjimin e Asad, dhe për të sjellë lirinë e qytetarëve sirian. Por, burimet e njëjta theksojnë se një pjesë e tyre paguhen prej 3 – 5 mijë euro për çdo muaj, shkruan Koha Ditore. Këto shifra dhe të dhëna dalin vetëm pasi që javën e kaluar u informua për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë në luftën në Siri. Bëhet fjalë për Rasim.S, shqiptari nga Bellovishta e Gostivarit, i cili u vra si pjesëtarë i rebelëve dhe sa kishte udhëtuar në Siri nga Austria, ku po jetonte dhe punonte.Shërbimet sekrete kanë raportuar gjithashtu se pjesë e rebelëve në Siri janë edhe militantë të tjerë nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina, që janë radhitur përkrahë rebelëve sirian për të rrëzuar regjimin kriminal të Bashar al – Asad. Deri tani rreth 10 shqiptarë janë vrarë deri më tani duke luftuar kundër presidentit sirian, Bashar al- Assad. Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e parafundit shqiptare në Siri. Shqiptarët e vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, kurse dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosovë, Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe në Alepo.
Murgesha duke vjedhur pije(video)
Kamera e sigurisë në një vetëshërbimin në SHBA ka inxhiruar një vjedhje e veçantë nga një motër e ndershme.Ajo e merr një pije alkoolike shikon a mos po e sheh dikush dhe e fut në xhep për më shumë shikone videon .
Subscribe to:
Posts (Atom)