Search Youtube

Saturday, June 1, 2013

Erdogan paralajmëron protestuesit (VIDEO)

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje demonstruesve në Stamboll që të shpërndahen menjëherë, duke theksuar se, qeveria do të vazhdojë me planet e saj për rinovimin e pjesës qendrore të Stambollit, gjegjësisht të sheshit taksim, ku, në vend të një parku do të ndërtohet një qendër e re tregtare. “Policia ishte atje dje, dhe do të jetë në detyrë edhe sot, edhe nesër, sepse Sheshi Taksim nuk mund të jetë një vend ku do të shfrenohen ekstremistët”, theksoi Erdogan gjatë adresimit përmes televizionit, derisa sqaroi se, Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme “për të siguruar njerëzit dhe pronat e tyre”, njofton agjencia AFP. 12:49 Nuk ndalen trazirat në Stamboll (Video) Policia në Stamboll ka intervenuar sot me gaz lotsjellës dhe me topa uji kundër demonstruesve, të cilët, në ditën e dytë të protestave të dhunshme kundër qeverisë, tentuan të depërtonin në sheshin kryesor të qytetit. Në shenj përkrahjeje ndaj demonstruesve, të paktën 1,000 persona marshuar nëpër urën mbi Bosfor, nga ana aziatike e qytetit. Dhuna e ditës së sotme erdhi pas intervenimit të policisë ndaj demonstruesve, në pjesën qendrore të Stambollit, dhe me këtë rast u raportua për një numër të madh të të lënduarve. Paraprakisht, të premten u lënduan të paktën 60 demonstrues, pasi që disa mijëra njerëz u mblodhën rrugëve të qytetit, respektivisht para Universitetit të Stambollit dhe në sheshin Taksim. Mediat raportojnë se në Taksim u panë shumë gurë dhe xhama të thyer. Protestat në Gezi park, në Taksim, filluan të hënën, pas prerjes së disa drunjve, nga ana e autoriteteve të qytetit, për të eskaluar pastaj edhe kundër “qeverisë gjithnjë e më autoritare në vend”, siç thonë protestuesit. Sipas televizionit Al Jazeera, “demonstruesit thonë se aktivitete e tanishme s’kanë më të bëjnë fare me drunjtë e prerë”, Por me mospajtimet në rritje ndaj administratës së kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim. source : www.grid.al

No comments:

Post a Comment